Bashkimi i degëve të Krujës dhe Fushë-Krujës shkaton debate, ndërhyn Sali Berisha...
Fushata e ditëve të fundit e Sali Berishës për të përjashtuar nga PD këdo që është treguar kritik duket se ka precipituar në konflikt të fortë.
Përplasja është shfaqur sot në selinë e Partisë Demokratike, ku drejtuesit e degëve të Krujës dhe Fushë-Krujës janë futur në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka dhe kanë kërkuar sqarime për vendimin për bashkimin e dy degëve në një të vetme.
Sipas burimeve nga brenda selisë, debati ka kaluar menjëherë në tone të larta. Drejtuesit lokalë kanë kundërshtuar vendimin dhe mënyrën e ndërhyrjes në strukturat e tyre, ndërsa ndaj Nokës janë artikuluar akuza për vendimmarrje të njëanshme.
Dëshmitarët raportojnë për një përplasje të ashpër verbale, e cila është ndërprerë vetëm pas ndërhyrjes së Sali Berishës. Kryetari i PD ka hyrë në takim për të frenuar situatën dhe për të ulur tensionin mes palëve.
Ngjarja ndodh në një moment kur Partia Demokratike ka nisur procesin e riorganizimit të degëve në prag të zgjedhjeve për kryetar të ri, të parashikuara për muajin maj. Ky proces ka prodhuar përplasje në disa zona dhe ka hapur debat për mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve.
Në Elbasan, ku po zhvillohet gara për drejtimin e degës, janë regjistruar pesë kandidatë: Lumturi Hasa, Durim Cekrezi, Elior Vila, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Procesi është shoqëruar me kontestime për listat e anëtarësisë.
Doris Madhi, drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, deklaroi se është hequr nga lista pa njoftim. “Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik”, u shpreh ajo.
Nga listat janë hequr edhe emra të tjerë, mes tyre Zheni Gjergji, pas emërimit të saj si drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit, si dhe Alesia Balliu, e cila ka shpallur kandidimin për kryetare të Partisë Demokratike përballë Sali Berishës.
Pak ditë më parë, Partia Demokratike përjashtoi nga grupi i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun, pasi ata mbështetën lëvizjen e Ervin Salianjit.
Zhvillimet tregojnë një proces riorganizimi të shoqëruar me tension dhe përplasje të hapura në disa nivele të Partisë Demokratike.
Nokas Flamuris eshte masha ne doren e Salehut.
FLAMUR NOCKA, zagar i Sales