TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 15:35

Sherr mes deputetëve të rinj në Kuvend, Xhaferi i përmend burgun, Sara Mila i kthehet: Nuk i di ti ethet e garës!

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes deputetëve të rinj në Kuvend, Xhaferi i përmend

Në Parlamentin e Shqipërisë kanë nisur përplasjet e para mes deputetëve të rinj që janë ulur për herë të parë në karriget e ligjvënësve.

Besart Xhaferi i PD dhe Sara Mila e PS, kanë replikuar mes tyre.

Një pyetje e demokratit mjaftoi për të nxitur reagimin e Sara Miles.

I uroj një legjislaturë të mbarë, por e ka nisur gabim. Nga dole më e votuara e burgut? Kjo është një pyetje që e presin të gjithë qytetarët e Elbasanit”, tha Xhaferi.

Nuk vonoi as kundërpërgjigjja.

Jam pak e çuditur por dua të them se jam e zhgënjyer nga Besarti sepse kam menduar se do sillte standard tjetër. Ai ka qenë në listë të mbyllur dhe nuk i di ethet e garës se e ka marrë falas këtë karrige. Mos merr leksione nga Noka dhe Bardhi sepse s’di ta bësh dhe mirë është mos ta bësh”, u shpreh Sara Mila.

Lini një Përgjigje