Seanca e sotme parlamentare duket një fotokopje e seancave të fundit, ku deputetët e opozitës kërkojnë rikthimin e debatit për programin e qeverisë, ndërkohë që shumica vijimin e procedurës me miratimin e projektligjeve të rendit të ditës.

Por ndryshe nga seancat e mëparshme, këtë herë “drejtimin” e grupit parlamentar socialist duket se e kanë marrë deputetet e reja të qarkut të Fierit.
Fillimisht Zegjine Çaushi e më pas Kiduina Zaka, kanë marrë fjalën duke i kërkuar opozitës të lejojë zhvillimin normal të seancës.

Fjalimet para të tyre janë shoqëruar me duartrokitje nga kolegët e vjetër socialistë.

Deputetë të opozitës kërkojnë debat dhe shprehen se nuk kanë në dispozicion rregulloren e re të Parlamentit.
Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi u kundërpërgjigj duke thënë se rregullorja e re u është shpërndarë deputetëve si dhe gjendet në faqen online të Parlamentit.
Lini një Përgjigje