TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2024, 14:09

SHBA, sinjal Edi Ramës dhe deputetëve: - Do kenë pasoja, ata që bashkëpunojnë me persona “non- grata”

Shkruar nga Pamfleti
SHBA, sinjal Edi Ramës dhe deputetëve: - Do kenë pasoja, ata
David Wisner /

Edhe ditën e deklaratës së SHBA, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Fatmir Xhafaj, i bënë thirrje Sali Berishës dhe deputetëve të tij; të marrin pjesë dhe të bashkëpunojnë në komisionet parlamentare kundër medias e SPAK-ut...

Dhënia e vulës për Foltoren dhe njohja e Sali Berishës si kryetar i PD-së, përflitet  se është skenar i Edi Ramës, në vazhdim të pazarit që bëri fillimisht fshehurazi me të, ndërsa prej 3 muajsh po bashkëpunojnë hapur me Foltoren, të cilën Lindita Nikolla e njohu si PD pa marrë akoma vulën.

Pas vendimit që legjitimoi Sali Berishën kryetar të PD, deputetët dhe mediat e tij, po e trumbetojnë atë si kandidat për kryeministër, duke thënë se do forcojnë lidhjet zyrtare me SHBA dhe duke i bërë karshillëk vendimit të DASH, që e ka sanksionuar “non- grata” si ish-president e ish-kryeministër, të zhytur familjarisht në korrupsion e lidhje me krimin.

Por, euforinë dhe ëndrrën e foltoristëve për rehabilitim e pranimin e Saliut nga SHBA, dhe njohjen e PD me Saliun kryetar apo  qoftë edhe kryeministër, e përmbysi deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë, me këtë qëndrim të prerë:

- “Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: - Ne nuk angazhohemi me persona të shpallur të podëshiruar sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA, dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes, se si po punojnë me individë të shpallur nga SHBA”.

Pra, SHBA nuk e ka ndryshuar dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Sali Berishës, të përcaktuar pas shpalljes së tij “non grata” më 19 maj 2021, kur e thanë troç e prerë, se me të nuk do ketë asnjë bashkëpunim, edhe sikur të marrë pushtetin e të bëhet kryeministër.

SHBA e konkretizoi këtë qëndrim, dhe pasi Sali Berishës iu dha vula e PD, duke thënë se nuk do ketë bashkëpunim me këtë parti, për aq kohë sa në krye të jetë Sali Berisha, i sanksionuar personalisht e familjarisht “non- grata”.

Por në deklaratën e SHBA, është edhe kjo kujtesë: - Të gjithë (nënkupto forcat politike, drejtuesit e tyre dhe deputetët), duhet të shqyrtojnë me kujdes, se si po punojnë me individë të sanksionuar “non grata”, që kanë cenuar interesat dhe sigurinë e SHBA.

Ky paralajmërim, është për kryeministrin Edi Rama dhe për krejt deputetët e PS-së, të cilët i kanë bërë karshillëk qëndrimit të SHBA, duke u lidhur dhe bashkëpunuar me Sali Berishën edhe kundër medias e drejtësisë.

Paralajmërimi i SHBA, është dhe për deputetët e PD, si thirrje e hapur për tu distancuar nga “non- grata” Sali Berisha, duke mos e njohur si kryetar e as anëtar të partisë, madje dhe nga e bija “non- grata” Argita Berisha, që aspiron për të marrë drejtimin e PD.

Edhe ditën e deklaratës së SHBA, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Fatmir Xhafaj, i bënë thirrje Sali Berishës e PD, të marrin pjesë dhe të bashkëpunojnë në komisionet parlamentare kundër medias e SPAK-ut./Pamfleti

david wisner sinjali shba non grata

Lini një Përgjigje