Sali Berisha do të vijojë të jetë person non grata në Britaninë e Madhe!
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.
Avokatët e zotit Berisha tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022.
Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.
Këtë të hënë në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”, nga ku gjykatësi çështje rrëzoi pretendimin e zotit Berisha se ai gëzonte imunitet dhe nuk mund të ndëshkohej në këtë mënyrë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”., thuhet në njoftim.
Ish-kryeministri e ka njoftuar vetë me 19 Korrik 2022 se është shpallur non grata nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre Home Secretary, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.
Sali Berisha dhe familjarët e tij tani kanë më pak hapësirë për të lëvizur dhe për t'u pranuar në Perëndim.
Britania e Madhe e ka bërë të njohur zyrtarisht se po aplikon të njëtat kritere si SHBA për të njëjtët persona pa përmendur emra.
Por duke ju referuar listës "non grata" të SHBA, në Shqipëri i prin Sali Berisha dhe familjarët e tij.
Lini një Përgjigje