TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2024, 13:55

Berisha mbetet ‘non grata’ në Angli, analisti: Rrezikon sigurinë, ka lidhje me grupe të organizuara kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mbetet ‘non grata’ në Angli, analisti: Rrezikon
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, humbi të hënën apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani. Berisha do të vijojë të jetë kështu ‘non grata’ në Britaninë e Madhe, për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, vendim i marrë ndaj tij në vitin 2022.

Lidhur me këtë analisti Arben Meçe deklaron se vendimi ishte bllokues përsa i përket marrëdhënieve të Britanisë me Berishën.

Ai e ka konsideruar si një akuzë të drejtpërdrejtë, që Berisha ka lidhje me grupe të organizuara kriminale.

“Sali Berisha përbën një element që rrezikon sigurinë e Britanisë. Këto programet si CIA apo FBI janë më të qendrueshmet në Angli.

Ka një muaj e gjysmë që ky gjyq zhvillohet dhe të gjithë mediat afër Berishës nuk kanë folur lidhur me këtë çështje, përveç një reagimi të Berishës ndaj ambasadorit të Anglisë.

Anglezët e kanë thënë qartë se Berisha është një person i lidhur me grupet e organizuara kriminale. Akuza është e drejtpërdrejtë, nuk flitet në parim. Ka një ndryshim serioz mes shtetit anglez dhe shtetit amerikan.Kur vjen puna në shtet, në pjesën ekzekutive, qendrueshmëria është e padiskutueshme. Ne e kemi parë Berishën për dy vjet dhe i gjithë qendrimi i faktorit amerikan ka qene i dukshëm”, tha ndër të tjera analisti.

 

sali berisha non grata

Lini një Përgjigje