TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2024, 13:23

Britania i rrëzoi rekursin për shpalljen "non-grata", reagon Sali Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Britania i rrëzoi rekursin për shpalljen "non-grata", reagon
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Londrës për të mos i hequr damkën "non-grata".

Përmes një mesazhi, Berisha sqaron rrugëtimin gjyqësor, ndërsa shtoi se procesi është vonuar qëllimisht, për të penguar sipas tij zbulimin e të vërtetës.

Berisha paralajmëron se rruga e drejtësisë do të vazhdojë.

“Sa mund të mbulohet dielli me shoshe, aq mund të humbë e vërteta nën mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtësisë që do të vazhdojë do t’i shërbejë të vërtetës dhe do të godasë në mënyrë të merituar korrupsionin transnacional.”, mbyll reagimin e tij Berisha.

sali berisha nongrata britania

Lini një Përgjigje