TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 22:29

“Shanset e fitores 50 me 50”, Shehaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës: Manastirliu, profil jo i pëlqyer!

Shkruar nga Pamfleti

“Shanset e fitores 50 me 50”, Shehaj për zgjedhjet në

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e quan arritje që opozita ka pranuar kërkesën që kandidati për kryebashkiak të jetë jo nga fusha politike.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Shehaj tha se nëse Tirana do drejtohet nga një figurë jo e korruptuar, duhet jashtë politikes. Ai shtoi se me një nga tre emrat e përfolur nga opozita, kanë shans 50 me 50 për të fituar zgjedhjet përballë Ogerta Manastirliun.

Pjesë nga biseda në studio:

Agron Shehaj: Më bëhet qejfi që PD ka pranuar kërkesën tonë për një kandidat jashtë politikës. Nëse duam t’i japim Tiranës një figurë të pa korruptuar, duhet jashtë fushë politike. Është moment i jashtëzakonshëm për shumë arsye prandaj duhet një zgjidhje e jashtëzakonshme. Vetëm një nga emrat është kandidatura jonë.

Arjan Curi: Hasimja është i Partisë Mundësia

Shehaj: Në respekt të bisedimeve nuk do doja… Nga ana tjetër dua të sqaroj, nuk dua të imponojmë emrin. Është arritje që është pranuar kandidati jashtë sferës politike. U informuam me emrat e palës tjetër, thamë emrin tonë. Këta emra janë më potencial.  Manastirliu është profil jo i pëlqyer, nuk ka pasur ndonjë profil të rëndësishëm. PS edhe dikë ta marri nga rruga mund të zgjidhet. Jam i bindur që kandidati që kemi propozuar, shanset për të fituar 50/50. Këtë nuk e them vetëm unë.

Lini një Përgjigje