TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 22:08

“Të gjithë do vareni në pemët e Pyllit Orbital!”/ Alimehmeti: Rama kërcënoi këshilltarët bashkiakë për të votuar shkarkimin e Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

“Të gjithë do vareni në pemët e Pyllit

Demokrati Ilir Alimehmeti, ka zbuluar se këshilltarët socialistë në Bashkinë Tiranë, janë kërcënuar nga kryeministri Edi Rama për të votuar shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.

Sipas tij, Rama thirri këshilltarët në takimim dhe i kërcënoi dhe terrorizoi duke i thënë: “atij (Veliajt) i thash që do varësh në një pemë, të gjithë ju do vareni te pemët e Pyllit Orbital”.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Alimehmeti u shpreh se këtë e ka mësuar nga vetë këshilltarët socialistë në Bashkinë Tiranë.

“Ne po bëjmë një përpjekje që të bëjmë opozitën bashkë, në këtë e kemi arritur në Këshillin Bashkiak, po e bëjmë të qartë që po konvergjent. Çështja është që kandidati të jetë i pranuar në mënyrë konsesuale. Nuk e dini ju që edhe brenda PS ka fraksione, të tmerrshme. A e dini që këshilltarët e PS u thirrën nga Edi Rama dhe janë kërcënuar. Ua them unë se çfarë ka ndodhur. I ka thënë: “atij (Veliajt) i thash që do varësh në një pemë, të gjithë ju do vareni te pemët e Pyllit Orbital”, ky është realiteti, u terrorizuan, ju do votoni sezbën që të shkarkoni Veliajn.

Nga Këshilltarët e PS e dimë ne këtë, në një dhomë jemi, flasim dhe komunikojmë. PS, që ka qindra mijëra votues, ka burra dhe gra me integritet dhe shkon e vendos një që është direkt për SPAK, në sekondë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje