
Ish-kandidati i PD për deputet në Tiranë, në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Alimehmeti, ka sqaruar arsyet pse ai nuk ka pranuar të garojë si kandidat i PD në zgjedhjet e pjesshme për kreun e bashkisë së Tiranës.
Alimehmeti tha se ai funksionon për një mandat 4-vjeçar dhe projektin e tij politik ia ka dorëzuar kryetarit të PD, Sali Berisha.
“Unë e kam të qartë projektin tim politik, ja kam paraqitur dhe kryetarit të PD , mbetet I njëjti si në 2022, që dmth unë jam lojtar ekipi jo individual dhe punoj me plane afatgjata dhe nuk jap maksimumin në sprint duke qenë se jam lojtar maratonë.
Kam çuar të njëjtin projekt politik dhe kryetari e kryesia cakton kush është më I volitshmi. 4 vjecar me program dhe ekip”, tha ai në emisionin “Oponencë”.
Lini një Përgjigje