
Kreu i Shteti u ndal dhe te konflikti mes Iranit dhe Izraelit, ndërsa apeloi që tensionet të zgjidhjen në rrugë diplomatike.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev në kuadër të samitit SEECP, tha se Shqipëria inkurajon forcimin dhe bashkëpunimin rajonal në Bashkimin Evropian. Kreu i Shteti u ndal dhe te konflikti mes Iranit dhe Izraelit, ndërsa apeloi që tensionet të zgjidhjen në rrugë diplomatike.
“Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimi europian, qëllimi ynë mbyllja e negociatave deri në 2027. Ne po punojmë që të arrijmë këtë synim madhor. Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje ndaj Izraelit dhe Iranit. Këto konflikte janë një paralajmërim dhe Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me stabilitetin rajonal. Për këtë arsye vendet e BE duhet që të ofrojnë mbështetje", tha ai.
Begaj më tej shpalosi objektivin strategjik të Shqipërisë, që sipas tij, lidhet me integrimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
“Qëllimi ynë strategjik është mbyllja e negociatave deri në 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në 2030. Ne po punojmë intensivisht për të arritur këtë synim madhor dhe kryesimi i SEECP ishte tjetër dëshmi e seriozitetit tonë në rrugëtimin tonë evropian”, pohoi kreu i shtetit.
Ndërsa gjatëj fjalës së saj presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Silanovska-Davkova, se mbështet integrimin e përbashkët dhe se gjithashtu reformat të japin mundësi për planin e rritjes.
“Mirënjohje për gjithçka që kanë bërë dhe për arritjen e prioriteteve të përbashkëta. Solidaritet nuk duhet të mbetet një gjest i izoluar, por duhet të jetë si një themel për ndryshimet. Bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Po ashtu duhet të drejtohet drejt vlerave dhe të ardhmes europiane. Unë besoj në unitetin rajonal dhe bëj thirrje për një zë të fuqishëm rajonal që do t’i japë formë të ardhmes tonë në Europë”, tha mes të tjerash ajo.
Presidenti Rumen Radev deklaroi se Bullgaria mbështet vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
'Bullgaria merr sfidën e bashkëpunimit të procesit të Evropës Juglindore dhe do të festojmë edhe përvjetorin e 30 dhe duke u nisur edhe nga deklarata e përbashkët. Ne, duke qenë për herë të katërt në kryesi, do të zhvillojmë atë që kemi bërë deri tani, do të bëjmë më të mirën me vizionin dhe domosdoshmërinë për të zgjidhur të gjitha sfidat që has rajoni ynë. Prioritetet e kryesisë natyrisht që do të synojnë pikërisht këto, përshpejtimin e integrimit evropian brenda rajonit bazuar në merita.
Lidhja ndërmjet tjetrit, gjithashtu kapitali njerëzor, 150 milion qytetarë. Unë do të doja t’ju garantoj juve që Bullgaria është shteti më i afërt dhe ka dëshirën e zjarrtë për të shtrirë dorën dhe për të qenë ndihma që shoqëria juaj dhe shteti të trajtojë sfidat në mënyrë më të shpejtë. Nëse ne synojmë të njëjtin objektiv që vendet e rajonit t’i bashkohen BE dhe të bëhen shtete anëtare, Bullgaria si një anëtare për një kohë të gjatë e BE dhe si kryesuese e kësaj iniciative vepron në mënyrë aktive në politikën e jashtme dhe mbështet proceset', tha ai.
Kujtojmë se Presidenti Begaj mikëpriti Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar; Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic; Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani; Kryetaren e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željka Cvijanović; Presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Ky i fundit do të marrë kryesimin e radhës së SEECP-së për vitin e ardhshëm.
Në samitin e mbajtur në Tiranë, u bë një deklaratë finale. Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina janë dy shtete e vetme nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse që kanë refuzuar që të firmosin deklaratën finale në përmbyllje të takimit. Dy arsyet kryesore ishin agresioni rus dhe konflikti i hapur mes Irani dhe Izraelit.
SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.
Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.
Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024 – Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.
Lini një Përgjigje