TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2025, 17:01

Rama i ‘falet’ sërish Tom Doshit/ PSD shpëton mazhorancën në Kuvend, siguron kuorumin e votave!

Shkruar nga Pamfleti

Rama i ‘falet’ sërish Tom Doshit/ PSD shpëton

Mazhorancës i firojnë sërish votat në seancë...

Tom Doshi duket se është kthyer në patericë të Edi Ramës në Kuvend. Edhe pse u shanë dhe u përplasën para zgjedhjeve, Rama dhe Toma janë “miq” të pandarë. Ashtu siç ndodhi në seancën e kaluar, edhe në seancën e sotme, mazhoranca ka kaluar ligjet e rendit të ditës falë 2 votave të PSD.

Parlamenti kaloi me 72 vota pro projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla, për performancën energjitike në ndërtesa. Ai u kalua falë ndihmës së dy deputetëve të PSD, Gledis Çeliku dhe Gertjan Deda, si dhe të deputetit të PDIU, Nusret Avdulla.

Ndërkohë i pranishëm në seancë ishte dhe deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili votoi kundër.

E njëjta situatë ndodhi dhe në seancën e 5 qershorit, ku sërish PS nuk siguroi votat e nevojshme dhe u ndihmua nga PSD.

Ajo që bie në sy është se shumë deputetë kanë filluar të mos shkojnë si në seanca, ashtu dhe në komisionet parlamentare. Dy deputetët e PS që mungonin sot ishin Tatjana Piro dhe Arben Pëllumbi, të cilët nuk do të jenë deputetë në shtator. Madje dhe seanca nisi me vonesë për shkak të mugesës së kuorumit. 

Rama i ‘falet’ sërish Tom Doshit/ PSD shpëton
Votimi në seancë

Para zgjedhjeve pati një përplasje të fortë mes Doshit dhe Ramës. Kreu i PSD e sulmoi disa herë mazhorancën, duke folur për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Por pas zgjedhjeve duket se e uli kokën.

Si duket Rama dhe Doshi bëjnë “shou politik” sa herë u prishen interesat. Doshi kërkonte vëmendje para zgjedhjeve ose ndonjë “kockë” më shumë; tani që PS ka shumicën, ai ka “ulur kokën” dhe ndjek Ramën, me shpresën se do t’i kërkohet ndihma kur të duhen 84 vota. /Pamfleti 

Lini një Përgjigje