
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.
Në konferencën e përbashkët për mediat Presidentja e Këshillit të Europës dhe Edi Rama deklaruan se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.
Von der Leyen shtoi se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE.
Ndërsa Rama tha se tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.
Pjesë nga konferenca:
Pas situatës së fundit në Kosovë, çfarë prisni të ndodhë me marrëveshjen e Ohrit?
Ursula Von der Leyen: Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE.
A prisni zhvillime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak se pas 24 shtatorit, kjo do të jetë tryeza e parë ku do jenë të pranishëm dy kryeministrat e këtyre dy shteteve?
Edi Rama: Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punë se liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme, që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE.
Nga Tirana Ursula von der Leyen u pyet nëse do të ketë në Samitin e Berlinit në Tiranë në deklaratë që do të dënojë atë që po ndodh në Rripin e Gazës. Von der Leyen u shpreh se të martën do të mblidhet Këshilli Europian dhe do të dënoje sulmin terrorizt të Hamasit e se Izraeli ka të drejtën të mbrohet.
"Me çfarë kam kuptuar nuk është parashikuar një deklaratë në samitin e Berlinit do të kemi një samit të Këshillit Europian një ditë më pas që do të kemi dhe një deklaratë. Është bërë publike, dënon fort sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelin dhe që Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit. Prandaj kemi trefishuar ndihëm në Rripin e Gazës në 75 mln euro. Kjo është korniza në ditën e martë që është bërë publike."- tha Von der Leyen.
Lini një Përgjigje