TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2023, 18:04

Rama konferencë me Ursula von der Leyen: I pari samit që organizohet jashtë kufijve të BE!  

Shkruar nga Pamfleti

Rama konferencë me Ursula von der Leyen: I pari samit që organizohet

Në prag të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë, kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, po mbajnë një konferencë për mediat.

Rama vlerësoi Ursula von der Leyen, për angazhimin e saj për të mbështetur vendin tonë pas tërmetit të nëntorit në vitin 2019.

Kryeministri tha se ky është i pari samit që organizohet jashtë kufijve të BE dhe kjo e bën krenar.

"Von Der Leyn ka qenë pranë nesh në një moment tragjik për vendin dhe popullin tonë kur tërmeti shkatërrimtar solli aq shumë dhimbje dhe aq shumë dëme dhe pa presidentet e komisionit pa angazhimin e saj personal dhe të drejtpërdrejtë për të thirrur me shumë shpejtësi një konferencë të madhe në Bruksel dhe për të krijuar nga të gjithë solidaritet ne nuk do tja kishim dalë ashtu sikundër ja dolëm.

Sot jemi së bashku me Von Der Leyen në vigjilje për një Samit tjetër në Tiranë i pasi Samit që realizohet jashtë kufijve të BE-së, që na bën krenar dhe na jep mundësinë që të shprehim kënaqësinë tonë si vend pritës duke shfaqur gjithë mundësinë e mikpritjes shqiptare e cila besoj që po të kishte një konkurs ne Euopë do ta synonte me dinjitet vendin e parë. Por jemi të vetëdijshëm se ka shumë gjëra të tjera që jo vetëm jemi larg zërit të parë."- tha Rama.

samiti i berlimit

Lini një Përgjigje