Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar vijimin e aksioneve politike të opozitës, duke deklaruar se Partia Demokratike do të vazhdojë protestat kundër qeverisë.
Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se opozita ka një program për të adresuar problemet ekonomike dhe institucionale në vend, të cilin e cilësoi si të mbështetur nga institucione serioze europiane dhe ndërkombëtare.
“Situata është dramatike. PD ka një program, ka një përgjigje për të gjitha këto probleme. Programi i saj është programi më i shkëlqyer, i studiuar nga institucione më serioze në Evropë dhe në botë. Por ky program kërkon angazhimin e shqiptarëve për të larguar këtë të keqe të madhe, për të larguar Edi Ramën. Ndaj dhe ne, pas përfundimit të proceseve në parti, vazhdojmë serinë e kryengritjeve paqësore gjer në largimin e narkoshtetit të Edi Ramës nga qeveria”, deklaroi Berisha.
Programet e shumd pritura zhvillimore doemosdoshmerisht duhet ti paraqese para qytetareve nje lidership tjeter i ri,i paster per te bindur qytetaret dhe per te rikthyer besimin ne nje opozite reale demokratike.Ka perenduar koha e atyre te ashtuquajtur lidere te cilet ne 36 vite paten dhe zbatuan program shkaterrimtare dizintegrues te shqiperise dhe shqiptareve.Ka vdekur besimi ndaj jush qysh ne fillimet e demokracise ndaj ne popull sundon zhgenjimi.