TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2026, 10:06

Zjarri te fruta-perimet në Lushnje, Korreshi: I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri te fruta-perimet në Lushnje, Korreshi: I vetmi burim për
Deputeti, Saimir Korreshi

Deputeti, Saimir Korreshi ka reaguar pas zjarrit që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnje, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shkaqeve që çuan në përhapjen e flakëve.

Korreshi u bëri thirrje autoriteteve të marrin masa për dëmshpërblimin e tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në treg dhe paguajnë taksa rregullisht.

Ai kërkoi gjithashtu rikthimin e strukturës në gjendjen e mëparshme dhe një rikonceptim të saj, duke theksuar se ambienti ka pasur probleme që prej inaugurimit. Sipas tij, tregtarët janë ankuar vazhdimisht për temperaturat e larta gjatë verës, si edhe për depërtimin e shiut dhe të ftohtit në dimër.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të zbulojnë shkaqet e zjarrit, dëmshpërblimin e tregtarëve qe e paguajnë taksat për ushtrimin e aktivitetit. Rikthimin e strukturës në gjendjen e mëparshme një rikonceptim tjetër pasi aty është efekt sere gjatë verës dhe shi e ftohtë që hyn gjatë dimrit, për të cilën, tregtarët, janë ankuar që në inaugurimin e tij”, ka thënë ai.

 

 

 

1 Komente

  1. e
    erg

    Nga leket e tua vlla? Se makinat i keni pa taksa, Celularin pa limit, benzinen po ashtu rrogen 4 milione me shofer tek bytha e rimbursim dietash me miliona..Jepu nga rroga jote se ke nje jete qe nuk paguan taksa. Mos bej populizem me leket e te tjreve

    Lini një Përgjigje