
Pasi Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e logos dhe vulës, një reagim ka ardhur nga Partia Demokratike zyrtare.
Per Partinë Demokratike zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha, vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë që ktheu çështjen e vulës dhe logos në Apel është një hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar.
Me anë të një njoftimi për mediat, thuhet se Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar per çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”, thuhet në reagim.
Lini një Përgjigje