
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë zhvendosor për të protestuar nga Gjykata e Lartë në selinë e Partisë Socialiste.
Berisha qëndroi për disa minuta para selisë së PS, ndërsa mbështetësit e tij hidhnin thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
“Hajdut, qeveri e krimit”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.
Më pas, protestuesit kaluan para bashkisë së Tiranës, më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’iu drejtuar më selisë së PD.
Ndërkohë, forca të shtuara policore qëndronin para selisë së PS, si dhe shoqëronin marshimin e demokratëve për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Lini një Përgjigje