TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 10:02

“S’kam nisur asnjë faks”, Shkëlzen Berisha pas dëshmisë në GJKKO: Teatër politik, në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai

Shkruar nga Pamfleti

“S’kam nisur asnjë faks”, Shkëlzen Berisha pas

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha ka dalë nga ambientet e GJKKO-së pas qëndrimit për rreth një orë si dëshmitar në gjyqin për ish ministrin Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me çështjen e Gërdecit.

Madje ai tha se nuk ka nisur asnjë faks. 

“Jua kam thënë dhe para një viti. Takimet kanë qenë në lidhje me natyrën personale, politike dhe lidhje të tjera. Jo për këtë çështje. Delirogjri përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë sipërmarrës. E kam njohur si sipërmarrës. Qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Ky faks nuk është nisur nga adresa ime dhe as nuk kam bërë asnjë gjë të tillë. Bumçin dhe Mediun i kam pasur miq dhe para se të ishin në këtë post, dhe tani. Jam thirrur para 1 viti dhe për këtë çështje. Kam diskutuar për një çështje tjetër. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla dhe pasi i kishin dhe sot. Bisedat janë si ato që bëhen me miqtë, siç bëni dhe ju.”, tha ai.

Shkëlzen Berisha shtoi më tej se ky është teatër politik, pasi sipas tij në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai dhe në darkë ekzekutohet masa e sigurisë.

"Të 71 dëshmitarë ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin, unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë", tha Shkëzen Berisha.

berisha gjkko

Lini një Përgjigje