TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 09:51

Pervin Gjikuria, familjar i Milo Gjikurisë e zar i Investitorëve strategjikë do të drejtojë bashkinë e Himarës

Shkruar nga Pamfleti
Pervin Gjikuria, familjar i Milo Gjikurisë e zar i Investitorëve
Pervin Gjikuria /

 Ato pazare e urdhra të Bablokut, që për 10 vite i ka zbatuar Jorgo Goro; do t’i zbatojë xhambazi Pervin Gjikuria, duke filluar nga muaji janar 2024 e deri sa Babloku dhe grupi oligarkëve e “investitorëve strategjikë”, ta mbajnë kryetar bashkie në detyrë, në pazar me Ilirian Celibashin, dukë mos përsëritur zgjedhjet për kryetarin e ri...

Shenjat nga qeveria, tregojnë se Babloku nuk do ta lëshojë Bashkinë e Himarës, duke zvarritur përsëritjen e zgjedhjeve vetëm për kryetarin; që pas vendimit të gjykatës kundër betimit të Fredi Belerit, ligji detyron të zhvillohen brenda datës 15 shkurt 2024.

Por Babloku, duke përdorur si bllokazh ushtarin e tij kryetar të KQZ-së, Ilirian Celibashi, që të mos fillojë procedurën për përsëritjen e zgjedhjes së kryetarit të ri të Himarës, ka vendosur ta mbajë dhe komandojë këtë Bashki me 1 nga 2 nën-kryetarët e Jorgo Goros.

Fillimisht, ai urdhëroi Jorgo Goron të jepte dorëheqjen dhe në vend të tij të emëronte një nga drejtorët apo këshilltarët kukulla që ka në kryeministri.

Por ligji për pushtetin lokal e përcakton taksativisht, që Kryetar i Bashkisë, zëvendësohet vetëm nga 1 prej nën-kryetarëve që emëron Këshilli Bashkiak me votim.

Këtë herë, Babloku po i bindet ligjit dhe ka urdhëruar këshilltarët e  PS e Tomë Doshit që kanë shumicën, të emërojnë kryetar bashkie në detyrë, zv/kryetarin Pervin Gjikuria, ndërkohë që deri para 1 jave, kishte menduar të emëronte zv/kryetaren tjetër, kushërirën Blerina Bala nga Vunoi.

Por Bablokut, më shumë i interesojnë pazaret e interesat materiale se nderet për fisin; dhe duke qenë se Himara është një oaz tokash e plazhesh për oligarkët e ashtuquajtur “Investitorë strategjikë”, ai ka vendosur të emërojë zv/kryetarin Pervin Gjikuria, si përfaqësues të mafies oligarkike.

Xhambazi Pervin Gjikuria është familjar i oligarkut Milo Gjikuria, ndërtuesit që në 10 vite pushtet të PS, ka marrë 188 milionë Euro tenderë, 8 koncesione, 3 leje për resorte si “Investitor strategjik” në Himarë e Sarandë dhe 76 hektarë plazhe, parqe pyjore, toka e troje shtetërore falas në Himarë, Vlorë, Tiranë e Durrës për pallate.

Pra, ato pazare e urdhra të Bablokut, që për 10 vite i ka zbatuar Jorgo Goro; do t’i zbatojë Pervin Gjikuria, duke filluar nga muaji janar 2024 e deri sa Babloku dhe grupi oligarkëve e “investitorëve strategjikë”, ta mbajnë kryetar bashkie në detyrë, në pazar me Ilirian Celibashin.

Sa për informacion, kujtojmë që Pervin Gjikuria është ish-Konsulli i Shqipërisë në Janinë; i cili më 13 shkurt 2019, ka zhdukur 100 pasaporta të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke sajuar një grabitje në Athinë, por 60 prej tyre ishin të personave të botës së krimit.

Pas këtij skandali, Pervin Gjikuria u procedua penalisht në Shqipëri dhe e ka akoma të hapur dosjen; ndërsa Edi Rama e shkarkoi nga detyra në muajin prill 2019, por më 20 shkurt 2020 e emëroi kryetar të PS-Himarë.

Më 20 dhjetor 2020 e emëroi Zv/kryetar Bashkie, për këta sektorë: administrimin e lejeve të ndërtimit, inspektoratin ndërtimor, plazheve, tokave dhe “investimet strategjike” në territorin e Bashkisë së Himarës, ndërsa tani do ta emërojë kryetar në detyrë pa afat./Pamfleti

pervin gjikuria milo gjikuria investitorë strategjikë bashkia himarë

Lini një Përgjigje