TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 09:49

Protesta për vulën e PD, Berisha sulmon ashpër Bashën: Ai skllav nuk mund të drejtojë opozitën

Shkruar nga Pamfleti
Protesta për vulën e PD, Berisha sulmon ashpër
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në protestën e zhvilluar para Gjykatës së Lartë, ku pritet të jepet vendimi se kujt i takon “vula” e PD ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Basha është një njeri që ka tradhtuar gjithçka, edhe qenien e tij, ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë ai opozitë duke iu dhënë vula.

“A ka njeri të lirë sot që pajtohet se logo e partisë më të madhe opozitare të vendit mund ti jepet sikur të ishte një plaçkë një njeriu që ka tradhtuar gjithçka, nga qenia e tij deri te mbështetësi i fundit i tij.

A ka njeri që mendon sot se Lulëzim Brava do bëjë opozitë duke iu dhënë simboli i PD?

A ka njeri sot që të tresë rrëmbimin  nga gjykata të simbolit  të PD?

Cili është ai skllav që duhet të mendojë se ky vendim duhet respektuar, vetëm se doli nga gjykata, armë e diktaturës së re, diktaturës së krimit?

Cili është ai skllav që do lejojë një gjykatë në shkelje të ligjit të konfiskojë simbolin e partisë, vulës së saj?

Cili është ai skllav  që do lejojë një gjykatë me urdhër të Ramës ti konfiskojë Shqipërisë opozitën?”, tha ndër të tjera Berisha.

 

sali berisha basha

Lini një Përgjigje