
Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me kërkesën e SPAK për ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin. Pas përfundimit të dëshmisë për tragjedinë e ‘Gërdecit’ , Shkëlzen Berisha akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po përdoret për qëllime politike.
"Jo nuk jetoj me Berishën! Patjetër që do ta takoj. Ky vendim është grotesk, përdorimi politik i prokurorisë ka kapur nivele groteske. Më jepni një vend në botë ku kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie pa të drejtë komunikimi ndërkohë që nuk ka akuzë. Trump ka 34 kauzë dhe asnjë masë ndaj tij. Sali Berisha nuk ka asnjë akuzë dhe qëllimi politik është i qartë. Përdorimi politik i prokurorisë është i turpshëm. Masat e sigurisë ndaj një lideri opozite është groteske."- tha Shkëlzen Berisha.
I pyetur se pse nuk e ka zbatuar masën e prokurorisë, Berisha, njëjtë si babai i tij tha se është një masë antikushtetuese.
"Ju e dini më mirë se sa unë arsyen pse nuk e ka zbatuar. E keni parë dhe ka ardhur që u është përgjigjur çdo thirrje të drejtësisë, ku ka qenë fjala. Arsye pse nuk e ka zbatuar është se ka qenë në shkelje të kushtetutës asgjë nuk e pengonte prokurorinë të shkonte në Kuvend, gjykatë që ka marrë vendim në konflikt të interesit. I është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Do të bëj çdo lloj përpjekje ta takoj babain tim."- tha Berisha.
Shkëlzen Berisha hodhi sërish akuza në drejtim të gjyqtares Irena Gjoka, duke thënë se ajo është në konflikt interes me argumentin se Berisha e ka larguar nga puna.
"Çdo qytetar ka detyrim të zbatojë Ligjin. Çfarë mund ti thuhet një qytetari kur gjyqtarja e shkarkuar nga babai im merr prova."- tha Berisha.
Lini një Përgjigje