TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 11:00

Nis seanca për Sali Berishën, mbërrijnë në gjykatë avokatët

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca për Sali Berishën, mbërrijnë në gjykatë

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur në GJKKO ku pritet që ditën e sotme ora 11:00 të nisë seanca ku do të jepet edhe vendimi për masën e sigurisë.

Ditën e djeshme SPAK ka kërkuar masën e “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore ndaj ish-kryeministrit, ndërsa avokatët kërkuan shtyrje të seancës.

Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

 

sali berisha gjkko

Lini një Përgjigje