
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti. Rama u shpreh se konviktet e rikonstruktura mund të kategorizohen si të kategorisë “A” në çdo vend europian.
Kreu i qeverisë ka krahasuar Shqipërinë me Parisin dhe Londrën, i cili zotohet se në këto vende qëndrojnë 4 studentë në dhomë, ndërsa në vendin tonë rrinë 2 veta në dhomë.
“Gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë. Plani i transformimit të qytetit Studenti, në një qytet studentor të shekullit të ri, vazhdon. Është një qytet që është trashëgimi e së shkuarës dhe duhet t’i shërbejë të ardhmes, duhet të ofrojë për studentët kushte optimale, të njëjta me kushtet më të mira që kanë në vendet e BE.
Ky konvikt këtu, që sapo pamë, është një konvikt, i cili në çdo vend të BE do të qëndronte me dinjitet në kategorinë A, jo në B.
Se kudo ka A, B dhe C, ka A konvikte edhe në Paris e Londër, që janë 4 veta në një dhomë, por ka dhe konvikte që janë 2 veta në një dhomë. Këto konvikte kanë 2 veta në një dhomë.
Ka konvikte edhe në vendet më të zhvilluara të BE ku dushet janë të përbashkëta për shumë njerëz, këtu çdo dhomë ka dushin e vet. Është një ambicie të bëjmë gjërat që i qëndrojnë kohës për në periudhë të gjatë, jo thjesht gjëra për sot e për nesër”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje