TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2025, 12:54

Në "arrest shtëpie" për korrupsion me tendera, një tjetër proces hetimor ndaj mikut të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Në "arrest shtëpie" për korrupsion me tendera, një

Prokuroria e Milanos ka nisur një proces të dytë hetimor ndaj Stefano Boeri, e cila e akuzon për projektim zhvillimi i paligjshëm e abuzim ndërtimi.

Gazetarja Alba Kepi raporton se arkitekti italian Stefano Boeri, autori i rindërtimit të sheshit Skënderbe në Tiranë e i disa projekteve urbanistike strategjike si ndërtimi i pyllit orbital "Metrobosco", "Tirana Riverside", "Tirana 2030",  "Vertical Forest",  "Kubi i Bllokut", zgjatimi i bulevardit të ri etj, është vënë nën hetimin e një procesi të dytë nga Prokuroria e Milanos, i quajtur "Bosconoviglio".

Ndaj arkitektit Boeri e 6 profesionistëve mes të cilëve dhe dy drejtues komunal të Milanos, Alberto Viaroli e Giovanni Oggioni, Prokurorët Paolo Filippini, Mauro Clerici e Tiziana Siciliano kanë ngritur akuzat për zhvillim urbanistik të paligjshëm e abuzim ndërtimor.

Hetimi ka nisur më shkurt të vitit 2024 ndaj projektit realizuar nga Stefano Boeri "Bosconovigli", me vlerë 60 milionë euro.

Ky projekt synon të shndërrojë stacionin hekurudhor San Cristoforo të Milanos në një ndërtesë banesash luksoze 14 kate, veshur nga bimësia, me sipërfaqe 80 mijë metra katrorë, lartësi 40 metra e kapacitet 90 apartamente.

Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria e Milanos ky projekt është aprovuar në mungesë të planit zbatues, parashikuar për ndërtimet që kapërcejnë 25 metra lartësi e parashikuar nga ligji.

Kjo mungesë dokumentacioni i ka shkaktuar Bashkisë së Milanos një dëm prej 5 milionë euro.

Akuza bazohet në miratimin e lejes së ndërtimit, firmosur nga Presidenti i kompanisë Milanos 5.0 e drejtuesi komunal Alberto Viaroli.

Në "arrest shtëpie" për korrupsion me tendera, një

Procesi gjyqësor mbi dosjen "Bosconavigli", do të nis më shtator 2025.

Plot një javë më parë arkitekti italian u vu nën arrest shtëpiak në dosjen "BEIC" mbi projektin e ndërtimit të Bibliotekës Europiane të Informacionit e Kulturës, me vlerë 101,574 milionë euro. Akuza ndaj tij e arkitektit Ciro Zucchi është ndikim e favorizim në garën e tenderimit ku morën pjesë 44 studio ndërkombëtare e ku ata ishin anëtarë të komisionit të vlerësimit të projekteve.

Ata akuzohen dhe për deklarime të rreme në deklaratën mbi papajtueshmërinë e konfliktit të interesit.

Hetimet e kësaj dosje kanë nisur 15 muaj më parë e përmbajnë biseda chat në grupe Whatsapp e telegram mes arkitektëve.

Seanca e parë për marrjen në pyetje të Stefano Boerit mbi dosjen "BEIC", është caktuar ditën e mërkurë 4 shkurt 2025.

Në "arrest shtëpie" për korrupsion me tendera, një

Stefano Boeri është President i Institutit milanez Trienale di Milano, që përmes arkitekturës, dizajnerit, artit viziv harton e promovon në Milano projekte ndaj sfidave bashkëkohore./Syri

Lini një Përgjigje