TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2025, 12:27

PD dhe PS bashkojnë forcat për të 'shkrirë' Këshillin Drejtues të RTSH: E mbushët kupën!

Shkruar nga Pamfleti
PD dhe PS bashkojnë forcat për të 'shkrirë'
Ina Zhupa

PD dhe PS janë bërë bashkë për të shkrirë Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik.

Ditën e sotme kryetarja e Komisionit të Mediat, Ina Zhupa tha se kupa e paligjshmërive e Këshillit Drejtues të RTSH u derdh me procesin e fundit të garës për zgjedhjen e drejtorit të RTSH

“Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që I kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai. Gjithë kohën kam qenë koherente” tha Zhupa.

E të njëjtit qëndrim ka qenë dhe nënkryetarja, deputetja e PS-së Evis Kushi

“Vazhdimisht na kanë ardhur kritika, denoncime. Ne nuk duam tju paragjykojmë por na informoni çfarë ndodhi. Nuk është rrufe në qiell të hapur por në mënyrë të vazhdueshme por ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë. Por kam një pyetje të parë.  A ka një procedurë të miratuar nga ju për mënyrën si përzgjidhet drejtori I përgjithshëm i RTSH-së' u shpreh Kushi.

Dhjetë kandidatë aplikuan në garë për postin e Drejtorit të RTSH në fazën e aplikimit që u mbyll më 20 janar. 

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi më 27 janar 2025 me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim.

Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Gjatë votimit u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës. 

Pas reagimeve të shumta të organizatave mediatike por dhe maxhorancës e opozitës më 30 janar Këshilli Drejtues i RTSH-së, pezulloi garën për zgjedhjen e Drejtorit të ri të RTSH-së, deri pas seancës dëgjimore në Komisionin për Mediat që do të mbahet sot. 

ina zhupa ps-pd

Lini një Përgjigje