
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme në një konferencë për shtyp e ka bërë fakt se kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ do të jenë kandidatë të tij për zgjedhjet e 14 majit.
Sipas tij kandidatët e zgjedhur nga ky proces nuk janë më vetëm të Berishës.
“Të jemi të qartë, kandidatë nuk janë të Sali berishës por të ‘Primareve’, një proces historik që ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri, një proces me shumë kurajë në një shtet që qeveriset nga një klikë mafioze. Procesi i Primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra kandidatë në të gjithë vendin ka nxjerrë tashmë super kandidatë që nuk i takojnë më Sali Berishës, por të të gjithë shqiptarëve.Nuk ka hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët që të regjistrohen dhe të jenë fitues. Këtë proces e udhëheqin qytetarët që zgjodhën super kandidatët dhe tani janë këta të fundit që na udhëheqin neve. Unë kudo ku shkoj entuziazmohem nga emrat që kanë dalë nga Primaret. Janë të mrekullueshëm”, tha Ilir Meta.
Ndërkohë Berisha ka refuzuar bashkëpunimin me Alibeajn dhe do të shkojë në koalicion me Partinë e Lirisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Alibeaj dhe Basha janë pengje të kryeministrit Edi Rama dhe se përdoren prej tij për të dëmtuar PD.
Lini një Përgjigje