TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 08:53

7 Marsi, Rama dhe Kushi urojnë mësuesit: Përulem me mirënjohje ndaj jush

Shkruar nga Pamfleti

7 Marsi, Rama dhe Kushi urojnë mësuesit: Përulem me

Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një pikturë mjaft të veçantë që pasqyron rëndësinë e mësuesit në shoqëri dhe rolin e tij në rrugëtimin e nxënësve.

“Mirëmëngjes! Gëzuar “7 Marsin” mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj jush”, shkruan Rama.

Një urim për arsimtarët ka ardhur edhe nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.  Sipas ministres, mësuesit me misionin e tyre edukojnë fëmijët, mbjellin ëndrra dhe i frymëzojnë ata çdo ditë.

‘Gëzuar 7 Marsin dhe mirënjohje për ju të dashur mësues! Ju me misionin tuaj edukoni fëmijët tanë, mbillni ëndrra dhe i frymëzoni ata çdo ditë! Kjo video u realizua me kontributin e veçantë të nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë.’- shkruan ministrja Kushi.

Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare

edi rama evis kushi 7 marsi

Lini një Përgjigje