TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 13:13

Ramush Haradinaj provokon Kurtin nga Tirana, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën: I kërkova të ndihmojë Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Ramush Haradinaj provokon Kurtin nga Tirana, takim ‘kokë më

Teksa marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti janë të tensionuara, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar ditën e sotme me kryeministrin, Edi Rama në Tiranë.

Ai e ka cilësuar si një takim vëllazëror, teksa shton se kanë diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe Rajoni. 

Kreu i AAK-së shprehet se i ka kërkuar kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

Ndërkohë, kryeministri Rama me deklaratat e tij duket se ka mbështetur Vuçiçin. Deklarata e tij për Kosovën u diskutua masivisht pasi u shpreh se Kosova është tokë e askujt. 

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shkruan Haradinaj.

Ndërkohë, tre propozimet e Ramës për zgjidhjen e konfliktit janë: konferencë ndërkombëtare e nivelit të lartë, KFOR të marrë kontrollin e veriut të Kosovës dhe asociacioni.

 

ramush haradinaj rama takim

Lini një Përgjigje