
Flamur Noka është shfaqur si kryetar Kuvendi këtë të enjte, duke i zënë vendin Lindita Nikollës.
Ndërkohë, Albana Vokshi e filmonte me telefonin e saj.
Deputeti i shalqirit nga ana tjetër, Saimir Korreshi, kishte hipur me karrige, pasi me sa duket mendon që në karrige nuk rrihet ulur, por më këmbë.
Ndërkohë Sekretariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve të opozitës pas kërkesës që bëri Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Mësohet se për 10 ditë nuk do marrin pjesë në seancat plenare: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbanit, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bejar Leskaj, Ledovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote. Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti, Qani Xhafaj.
Në kërkesën që Grupi Parlamentar i PS i bëri kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla thuhet se deputetët e opozitës bllokuan hyrjen e deputetëve socialist në Kuvend hde hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit duke bllokuar më pas vendet e zyrtarëve.
Lini një Përgjigje