Një përplasje në distancë mes Ballës dhe Bardhit u pa jashtë dyerve të Parlamentit, teksa demokrati po mbante një fjalë për mediat. Në kamera u pa momenti kur Balla akuzoi Bardhin se përdoret nga Berisha. Por edhe demokrati e pati një përgjigje duke u shprehur se e përdorin bandat.
Balla: Të përdor Saliu
Bardhi: O Taulant ty të përdorin bandat e s’të kemi thënë gjë o burrë
Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë shkaktuar kaos sot në Kuvend, duke bërë që nënkryetarja Ermonela Felaj të njoftojë shtyrjen e seancës vetëm 20 minuta pasi kishte nisur.
Që në nisje deputetët e opozitës kishin bllokuar karriget e ministrave, pasi ishin ulur në to. Sali Berisha i cili zaptoi foltoren, u fut live në rrjetin e tij social Facebook, për të komunikuar me qytetarët dhe nga aty kërcënoi edhe mazhorancën e deputetë e saj se do t’i nxjerrë jashtë. Pas disa minutave kaos, ishte deputetja e PD Flutura Açka, grupimi pro Basha, e cila doli e para nga seanca plenare, e më pas ishin edhe deputetët e mazhorancës.
Me mbylljen e seancës, administrata e Kuvendit fiku dritat, por Sali Berisha e deputetët e tij vijuan që të mbajnë fjalime. Sipas Berishës kjo është dita e parë e revoltës së tyre për të mbrojtur sipas tij parlamentarizmin.
Lini një Përgjigje