Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar aksionin e deputetëve të opozitës që solli bllokimin e seancës parlamentare.
Spiropali shkruan se pasi u sulën me revan ndaj shtëpisë së tyre, tani tentojnë pushtimin e sallës së Kuvendit.
"Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit.
Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza. Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar. Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa! Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!"- shkruan Spiropali.
Lini një Përgjigje