TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2026, 17:52

"Ramën e mundim të bashkuar", Salianji mesazh Berishës nga Fieri: PD pasuria jonë më e madhe, por duhet të jetë parti e garës

Shkruar nga Pamfleti

"Ramën e mundim të bashkuar", Salianji mesazh Berishës

Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vijuar turin e takimeve me strukturat demokrate në rrethe dhe është ndalur në Fier. Salianji deklaroi se ndryshimi në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes forcimit dhe bashkimit të opozitës.

Ai dha mesazhe të forta për bashkim, duke mos kursyer edhe kritikat ndaj lidershipit të PD, Sali Berisha për të cilin tha se nuk është angazhuar për bashkimin e demokratëve.

“Anëtarësia e PD janë pasuria jonë më  e madhe. Janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Unë besoj tek gjenerata e re dhe besimi po më shpërblehet. Ata duan garë të ndershme, meritë, dinjitet sepse ndryshimi gjeneracional nuk është biologji, por kulturë politike. Është kalimi nga individët tek parimet nga heshtja tek fjala e lirë. Ne nuk e mundin pushtetin duke pasur frikë nga gara. Ne e fitojmë Shqipëri me hapje ndaj brezit të ri që pret prej vitesh PD. PD duhet të jetë parti e garës, e normave dhe e shpresës sepse vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve. Ndryshimi është bashkim mbi parime. Ne jemi këtu për ta nderuat PD me kolona e themele më të forta. Jemi për të bashkuar edhe ato demokratë që po përjashtohen nga lidershipi”, tha ai.

Salianji po ashtu deklaroi se Shqipëria ka nevojë për rotacion politik dhe largimin e kryeministrit Rama, duke theksuar se pakënaqësia ndaj qeverisjes ekziston edhe mes socialistëve.

Salianji e cilësoi shëndetësinë “mizerabël” dhe tha se: mungojnë mjekët dhe ilaçet, qytetarët nuk marrin shërbim falas siç duhet dhe se janë zbuluar skandale me receta false dhe abuzime me rimbursimet.

Ai përmendi raste ku, sipas tij, mjekë kanë lëshuar receta për “1000 pacientë në ditë”, duke i cilësuar si skandale që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Salianji: Ju falenderoj nga zemra për këtë mikpritjen. Nuk është e lehtë për demokratët në Shqipëri dhe Fier për presionin dhe represionit  të qeverisë por edhe rezultatit jo të pritur në zgjedhjet e 11 majit. Shqipëria ka nevojë për një rotacion politik. E ka të domosdoshme, rotacionin, largimin e Ramës dhe qeverisë. Edhe socialistët janë po njësoj të pakënaqur nga keqqeverisja.

Edhe qindra mijëra socialistë të ndershëm e dinë që kjo qeveri duhet të bjerë, se kjo qeveri lufton për një grusht njerëzish. Shohin korrupsionin, qytetet e zbrazur. Projektet që janë kthyer në gropa thithëse korrupsioni. Si rrugët e prokuruar nga 3 herë shkojnë sa buxheti i pensioneve dhe dalin pa pikë turpi na mirëkuptoni. Qukës-Qafë Pllocë riskon jetën e kujtdo që kalon aty. E patë si u rrëzua Librazhd Prrenjas prej kapaciteteve të ulëta dhe korrupsionit. E patë si po përfundon tunel i Murrizit, pabarazi në tenderë. Shëndetësia mizerabël, e cila duhet të ishte falas.

Sot nuk ka mjekë, ilaçe. Te ata që qeverisin nuk ka as njerzillëk. E patë një skandal, si prodhoheshin receta false për ilaçe që rimbursohen 100 herë më shumë. Nuk përmenden me emër personat që riskojnë jetën e qytetarëve. Sepse disa kompani duan të bëjnë disa mln euro. Ishin mjek që bënin receta sikur vizitonin 1000 pacientë në ditë.

 

ervin salianji

Lini një Përgjigje