Kryeministri Edi Rama u mundua të justikojë faktin se Shqipëria ka ngecur në marrje e provimit IBAR nga vendet anëtare të BE-së. Ditën e djeshme, BE nxori blof Edi Ramën dhe ministrin e tij të Jashtëm Ferit Hoxha, ku bëri të qartë se hapja e raportit IBAR ka ngecur.
Rama tha sot se mjafton një vend i BE të thotë “jo” dhe nuk bëhet, duke ia faturuar dështimin e qeverisë së tij vendeve që kanë dalë kundër hapjes së negociatave.
Ky proces tha kryeministri është si një ndërtesë me dy kate ku na katin e parë është Komisioni Europian dhe të dytin vendet anëtare.
“Procesi i zhvillimit të marrëdhënieve me BE nuk është një proces që nuk ka rëndësi vetëm ajo që do ti, por edhe ajo që duan ata. Për ta pasur një ide shumë të thjeshtë si funksionon, është si një ndërtesë me dy kate. Në katin e parë është Brukseli. 35 mijë njerëz që punojnë me të gjitha çështjet dhe një pjesë e tyre merren me vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Ata i paraqesin vendeve detyrat. Në bazë se si vendi i kryen detyrat, ata i çojnë letrat në katin e dytë dhe nxjerrin raportin dhe thonë: ky është raporti për Shqipërinë, Shqipëria i ka kryer detyrat dhe duhet të hapë negociatat.
Ata në katin e dytë tani janë 27 vendet anëtare dhe aty funksionon ndryshe. Aty nuk funksionon vetëm me çfarë ke bërë ti. Aty funksionon sa gati janë të 27 që të thonë “po” dhe mjafton një të thotë “jo”, nuk bëhet. Për çdo gjë, edhe për vendimet që Bashkimi Europian merr për veten e vet, del njëri kundër, s’bëhet.
Nuk duhet të mendojmë që dera e hapur e Bashkimit Europian do të rrijë hapur për gjithë jetën dhe do na presin ne. Dera është e hapur dhe ne duhet të hyjmë brenda”, tha Rama.
Për sqarim, pas hapjes së gjithë kapitujve, Shqipëria duhet të kalojë në fazën e dytë, atë të marrjes së "Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve" (IBAR). Një raport i përkohshëm mbi sundimin e ligjit, që shërben si një pikë referimi për progresin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në këtë fushë.
Një IBAR pozitiv është një konfirmim i hapave të suksesshëm të ndërmarrë sipas kapitujve të negociatave 23 (Drejtësia dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria) të procedurës së anëtarësimit dhe tregon rrugën për reforma të mëtejshme.
Sipas metodologjisë së rishikuar të pranimit, asnjë kapitull negociues nuk mund të mbyllet derisa të merret IBAR-i. Në qershor 2024, Mali i Zi u bë vendi i parë kandidat i BE-së që mori IBAR-in, pas së cilës filloi mbylljen e kapitujve negociues.
Mirëpo Shqipëria nuk e ka marrë. Edhe pse Komisioni Europian ka dërguar një raport pozitiv te Këshilli i BE-së, aty raporti ka ngecur.
Po kujt po ja shpjegon ti kto more kopuk, deri dje thoje ne 2027 do Hyjme ne BE tashi thu aaaaaa Po tha nje jo ather sbehet, dhe kete gjoja ti nuk e dije tani e more vesh