
Kryeministri i është përgjigjur Sali Berishës, i cili ka kontestuar rezultatin në 3 bashkitë e para ku u votua në mënyrë elektronike. Madje Rama ka sfiduar duke publikuar foton e ekipit të PS, i cili sipas itj merret me kalkulimin e votave.
“LIVE Selia e PS - Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore.
*ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje