TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 23:41

Berisha s’pranon humbjen në Kamëz/ Bushati: Gënjeu votuesit se do fitonte

Shkruar nga Pamfleti

Berisha s’pranon humbjen në Kamëz/ Bushati: Gënjeu votuesit

Analisti Andi Bushati tha se rezultatet e zgjedhjeve kanë qenë të vendosura që më parë. I ftuar në “Euronews Albania”, ai tha se Berisha nuk i pranon rezultatet e votimit elektronik, pasi gjatë gjithë fushatës, u tregonte votuesve se ishte i sigurtë për fitoren. Ndaj tani ai gjen një shkak për të thënë se votimi ishte i manipuluar.

Mua më vijnë në mendje dy gjëra. Sali Berisha në vitin 1996 bëri masakër zgjedhore, i la socialistët me 10 deputetë. Kur erdhën zgjedhjet nuk vodhi më, i fitoi pa problem. Sepse kur ti mbyll ingranazhet s’ke nevojë të vjedhësh.

Rasti i dytë që më kujton është se kur erdhi PS në pushtet u bën disa zgjedhje të pjesshme në Peshkopi dhe u çuditëm si u rikthyen 5000 vota. Pas 6-muajsh dolën disa përgjime, që një makineri e tërë shtetërore kishte futur polici, para, banda dhe kriminelë për të blerë vota. Pse mos ta besoj se kjo nuk është realizuar sot në Kamëz.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë gënjyer në mënyrë të paturpshme njerëzit e tyre, duke bindur njerëzit se do fitonin. Unë i thash se do dilte më dobët edhe se Basha. Rezultatet shkruhen përpara në tavolinë e më pas gjithë sistemi, kur duhet KAS-i e bën KAS-i, kur duhet Kolegji Zgjedhor e bën ai. Kjo nuk është çështje elektronike, por është çështje ke a s’ke vullnet për të vjedhur”,-tha Andi Bushati.

andi bushati sali berisha

Lini një Përgjigje