TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 23:32

Nis numërimi i votave/ PS dominon në shumicën e bashkive, garë e fortë në Has, Memaliaj e Devoll

Shkruar nga Pamfleti

Nis numërimi i votave/ PS dominon në shumicën e bashkive,

Nis numërimi i votave në vend. Sot qytetarët votuan për krerët e bashkive në 61 bashkitë e vendit dhe pas mbylljes së qendrave të votimit, janë dorëzuar në KZAZ thuajse të gjitha kutitë. Në pjesën dërrmuese të bashkive është bërë gati terreni për të filluar numërimin, teksa ka nisur dhe hapja e kutive të para.

Aktualisht janë numëruar 7 kuti në Memaliaj, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Albert Malaj ka siguruar deri më tani 53 për qind të votave. Ndërkohë, Gjolek Guci i PS ka marrë 47 për qind të votave. 

Në Pustec ka përfunduar numërimi. Kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë 62 për qind të votave. 

Po ashtu ka nisur procesi i numërimit edhe në Poliçan. Nga 4 bashki që janë numëruar, Adriatik Zotkaj i PS ka marrë 77.96 % të votave. Behar Xhaferaj i "Bashkë Fitojmë" ka marrë 7.88 %, ndërsa kandidati i Alibeajt, Florian Qama ka marrë 14 % të votave. 

Në Has, janë numëruar 3 kuti. Kandidati i opozitës, Miftar Dauti ka 56.92 % të votave, ndërsa kandidati i PS, Beqir Mulaj ka 43.08%. 

Po ashtu në Devoll ka nisur numërimi i votave. Eduard Duro i PS është në avantazh me 54 për qind të votave. Elvis Hajdërlli i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 46 për qind të votave.   

Po ashtu ka nisur numërimi në disa njësi të Tiranës, Lushnjes, Tepelenës dhe Shkodrës. Në Tepelenë udhëheq Tërmet Peçi i PS me 88 për qind të votave në dy kutitë e para.

Është hapur kutia e parë nga 23 gjithsej që ka Bashkia e Përmetit. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, rezultati është ky: Edmond Komino 41 vota; Alma Hoxha 110 vota.

Në Tropojë ka nisur numërimi i votave. Në dy kutitë e para është në avantazh kandidati i PS, Rexhë Byberi me 59% të votave. Kandidati i opozitës Besnik Dushaj ka marrë 41%.

Në Selenicë ka nisur numërimi dhe është në avantazh PS. Në Lushnje, Eriselda Sefa është në avantazh ndaj kandidatit të opozitës Eduart Sharka. Edhe në Këlcyrë PS dominon bindshëm.

Numërohen 3 kutitë e para në Tiranë, kalon në avantazh Veliaj

Në Tiranë janë numëruar 3 kutitë e para dhe Erion Veliaj ka marrë 509 vota ose 62 për qind të votave. Belind Këlliçi ka marrë 207 vota ose 25.4 për qind. Ndërsa Roland Bejko ka marrë 35 vota.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dominon në Has, Fushë Arrëz, Mirditë dhe Memaliaj

Koalicioni Bashkë Fitojmë po dominon procesin e numërimit të votave në 4 bashki. Në Has Mitar Duti i opozitës ka 52 për qind të votave, ndërsa Beqir Mulaj i PS 48 për qind. Në Fushë Arrëz, Hill Curri i BF ka marrë 58.3 për qind të votave, ndërsa kandidati i PS, Fran Tuci 41.7 për qind. Në Mirditë Alber Mlyshi i BF ka 52.9 për qind, ndërsa Ndrec Dedaj i PS 47.1 për qind të votave. Në Memaliaj Albert Malaj i BF deri tani ka 53.7 për qind të votave dhe Gjolek Guci i PS ka marrë 46.3 për qind.

Kolonjë, 2 kuti të numëruara/ Kryeson kandidati i PS

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Kolonjë, ku nga 28 kuti në total, deri më tani janë numëruar 2 prej tyre.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Erion Isai ka marrë deri më tani 257 vota, ose 58.68 %

Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Et’hem Lumani, me 181 vota ose 41.32 %.

Tepelenë, numërohen 2 kuti / Kryeson kandidati i PS

Vijon procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku nga 22 kuti në total, deri më tani janë numëruar 2 kuti.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Tërmet Peçi ka marrë deri më tani 320 vota, ose 88.89 %.

Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Baftjar Imeri ka marrë 24 vota ose 6.67 %.

Sakaq, kandidati i PD, Sokol Guga, me 16 vota ose 4.44 %.

Hapen 3 kutitë e para në Librazhd, kandidati i PS në avantazh

Nis numërimi i votave në Librazhdit. Me 3 kuti që janë hapur, kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak, Mariglen Disha kryeson në raport me Shefki Çotën nga opozita.

730 vota janë për Dishën dhe 340 vota për Çotën.

Bëhet fjalë për një diferencë me 390 vota mes kandidatëve deri në këto momente.

zgjehdjet numeirmi

Lini një Përgjigje