
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 majit, Audrey Glover ka reaguar në lidhje me vendimet e qeverisë të bëra publike nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme.
E pyetur nga gazetarët nëse vendimet e Ramës në lidhje me rritjen e pagave janë shkelje e Kodit Zgjedhor, Glover u shpreh se do i ndjekin me kujdes këto zhvillime.
Pyetje: Edi Rama pak minuta më parë njoftoi rritjen e rrogave në Shqipëri, Kodi përcakton që ndalohet 4 muaj para zgjedhjeve, a mendoni se kemi një shkelje të ligjit zgjedhor?
Glover: Po i shohim këto zhvillime me shumë kujdes dhe do na duhet pak kohë që të shohim nëse përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor dhe në çfarë mase.
Më tej, shefja e misionit të ODHIR është pyetur edhe për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë aktuale, Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit.
“Në një raport kjo fushë është identifikuar si një nga fushat më me rëndësi për t’u vëzhguar. Dhe ne do i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit të kësaj fushate”, tha Glover.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të rrisë pagat e mësuesve, infermierëve dhe zjarrfikësve, por kjo përbën një shkelje të Kodit Zgjedhor duke qenë se jemi një muaj para zgjedhjeve lokale.
Ndonëse për kryeministrin ky vendim erdhi pikërisht sot, sepse “tani u krijua mundësia”, duket hapur që ky është një premtim në prag fushate.
Lini një Përgjigje