TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 08:48

14 maji/ Mblidhet sot kryesia e PS, Rama mbërrin në selinë rozë

Shkruar nga Pamfleti

14 maji/ Mblidhet sot kryesia e PS, Rama mbërrin në selinë

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme. Në selinë rozë ka mbërritur kreu i saj, Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Pritet që në fokus të diskutimeve të sotme të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të 14 Majit që nis zyrtarisht më 14 Prill. Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të jenë në garë.

Tirana pritet të gara më e fortë, por gjithashtu edhe Shkodra, Durrësi e Elbasani pritet që të kenë një përballje të fortë.

Kujtojmë që në disa bashki, Partia Socialiste ka vendosur që të rikandidojë me kryetarët aktualë të bashkisë.

Ditën e djeshme Partia Socialiste ka prezantuar në Tiranë dhe në Fier kandidatët për këshillat bashkiakë. Në Tiranë ishte Erion Veliaj që bëri prezantimin, ndërsa në Fier ishte drejtuesi i qarkut Taulant Balla. Ajo që bie në sy është se kryeministri Rama është më i tërhequr.

Por duket se ai po punon në qeveri për të marrë votat, pasi ka disa ditë që takon mësues dhe mjekë dhe premton vetëm rritje pagash. Sot ai takoi mjekët dhe ja u bëri shesh me lule duke premtuar paga më të larta.

Sa i takon kandidatëve të Tiranës, Veliaj premtoi me kërshëri të gjithë emrat, ndonëse në fakt janë njerëz që Rama po i heq nga ministritë dhe po i ngec në këshillin bashkiak.

14 maji/ Mblidhet sot kryesia e PS, Rama mbërrin në selinë14 maji/ Mblidhet sot kryesia e PS, Rama mbërrin në selinë

Lini një Përgjigje