TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 22:39

A po pastrohen para me kullat në Tiranë? Spërdridhet Veliaj: S’jam prokuror të shoh kush blen apartamente

Shkruar nga Pamfleti

A po pastrohen para me kullat në Tiranë? Spërdridhet Veliaj:

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i pyetur në emisionin “Now” në Euronews Albania se kush i ble gjithë apartamentet e ndërtuar vetëm vitet e  fundit në Tiranë, tha se jetojmë në kapitalizëm dhe apartamentet i blenë  ata njerëz që blejnë edhe orët e shtrenjta apo makinat luksoze.

Po ashtu Veliaj shtoi se ai nuk mund të kontrolloj se kush janë blerësit, dhe a po blihen apartamentet me para të pista, pasi ai nuk është prokuror. Pra duket se kryebashkiaku po spërdridhet, pasi dihet se pallatet i blen krimi.

Pjesë nga biseda:

Erjon Veliaj: Ti bëre një pyetje, kush i blen këto apartamente, por e ke bërë ndonjëherë pyetjen se kush i ble orat rolex? Jetojmë në kapitalizëm.

Erla Mëhilli: Sipas raporteve që publikohen këtu në këtë vend, e jo më larg se dje drejtoria e përgjithshme e pastrimit të parave, ka deklaruar se skemat më të përdorura të pastrimit të parave është në real estate, në ndërtim. Si kryetar i bashkisë nuk ju shqetëson kjo gjë?

Erjon Veliaj: Ajo që ju po thoni, nëse ju më jepni atributet prokuror, gjyqtar, pastrimi i parave, m’i jepni dhe e  bëjmë me kënaqësi. Por nuk e kam atë detyrë, se vjen një nga Rusia, nga Emiratet Arabe se  vjen një nga Kuvajti, nuk e ka këtë detyrë kryebashkiaku. Mos i jepni kryebashkiakut atributet që nuk i ka. Është eknomi tregu!

veliaj ndertime pastrim parash

Lini një Përgjigje