Sali Berisha, kreu i PD-së, i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që ta qëllojnë me domate Kryeministrin Edi Rama kur ta shohin. Thirrja e Berishës u bë në një kohë kur Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Korçës me helikopter, ndërsa rruga që lidh juglindjen e vendit me Tiranën është shkatërruar.
“Shembet Unaza e Burrelit, shembet rruga e Arbrit, shembje kudo. Sikur ato i kanë ndërtuar alientët, dhe jo kompani të kontraktuara nga qeveria dhe paratë e taksapaguesve.
Nuk veprohet sepse paratë janë ndarë nga qeveritarët. Rama fluturon në Korçë me 30 mijë euro udhëtimin. Ka shkuar me dy helikopterët.
30 mijë euro bileta e tij e mëngjesit. U bëj thirrje qytetarëve në Korçë dhe gjuajmë kryehajdutin me domate dhe vezë. Ky duhet të jetë qëndrimi i shqiptarëve në cep”, tha ai.
Lini një Përgjigje