TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2025, 12:59

“Rama ndryshoi kur pa se ra në sondazhe”, Berisha: Nuk i eci as me keqpërdorimin e "bravës"

Shkruar nga Pamfleti

“Rama ndryshoi kur pa se ra në sondazhe”, Berisha: Nuk i eci as

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur lidhur me programin e tij për zgjedhjet e 11 majit gjatë një konference për mediat.

Berisha akuzoi Ramën se ka kopjuar programin e PD, ndërsa shtoi se kjo erdhi pas rënies së sondazhe ku shqiptarët nuk e pëlqyen keqpërdorimin e bravës (duke iu referuar Luzim Bashës).

Berisha theksoi se Rama dështoi pasi shqiptarët janë të interesuar për rrogat, pensionet dhe luftës kundër korrupsionit.

“Kopjimi i programit të PD nga Rama erdhi pas rënies dramatike në pikë në sondazhe pasi shqiptarët i përcollën me neveri programin për zhaba e thithlopa, me neveri përcollën keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar për rrogat, pensionit, luftën kundër korrupsionit pra mirëqenien e tyre”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje