Kandidatja më e re e listës së PS në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi ka përshëndetur Gazment Bardhin nga Athina, ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga PS me emigrantët.
Çaushi i është drejtuar sërish Bardhit me ironi, duke i thënë se e gjithë ajo pjesëmarrje është për të.
Përmes një videoje të postuar në Instagram, kandidatja e PS ironizon drejtuesin politik të PD në Fier duke i thënë se ka shkuar në Athinë për t’ju folur bashkatdhetarëve për të.
Pak ditë më parë ishte Gaz Bardhi që sulmoi kandidaten e re nga Roskoveci duke e konsideruar si kopjen e shëmtuar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Përgjigja e Çaushit nuk vonoi përmes një videoje që u bë virale në rrjet.
Në një video, e rrethuar nga shoqet e saj, të gjitha vajza, Zegjine Çaushi thotë se në vetëm 3 javë kandidim është bërë shënjestër e Bardhit, por kjo do 'ti shërbejë për ta bërë figurë më të njohur.
“Goca e keni marrë vesh ça ka ndodh mi, ka filluar Gaz Bardhi të më përmend mua. Kjo do të thotë që do të bëhem e famshme tani. I kam dalë edhe në ëndërr. 3 javë në listë edhe shpërtheu Gazi. Mos e vrisni mendjen në 11 maj votoni 5, PS, votoni Zegjine Çaushi. E lini Gazin të merret me kënetën e vet”, dëgjohet të thotë ajo teksa vajzat që kanë pranë qeshin.
Lini një Përgjigje