TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2023, 09:05

Rama mbyll turin ballkanik me një darkë me Vuçiçin, kush iu bashkua dy liderëve?

Shkruar nga Pamfleti

Rama mbyll turin ballkanik me një darkë me Vuçiçin, kush

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin dy ditor Ballkanik me një darkë e presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd.

Pas konferencës për shtyp, mësohet se Rama dhe Vuçiç janë zhvendosur në një ambient tjetër për të diskutuar mbi zhvillimet e rëndësishme në rajon.

Bëhet me dije se në fokus të bisedimeve ka qenë situata në veri të Kosovës, ku tensionet janë shtuar kohët e fundit.

Ndërkohë, darkës së kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb, iu është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros.

Rama mbyll turin ballkanik me një darkë me Vuçiçin, kushRama mbyll turin ballkanik me një darkë me Vuçiçin, kushRama mbyll turin ballkanik me një darkë me Vuçiçin, kushRama mbyll turin ballkanik me një darkë me Vuçiçin, kushRama mbyll turin ballkanik me një darkë me Vuçiçin, kush

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nisi dy ditë më parë një tur rajonal dhe atë e mbylli dje në Beograd.

Rama zhvilloi një takim afro 1 orë me Aleksandër Vuçiç, ku në fokus ishin Procesi i Berlinit, por edhe Kosova. Por edhe pse Rama mori flamurtarin e paqes në rajon, kur erdhi puna te Kosova e zbuti ndjeshëm retorikën.

I pari ishte Vuçiç, i cili kërkoi nga gazetarët që të mos ta pyesnin për situatën në Veri. Po ashtu dhe Rama në nisje të konferencës tha se do ta shmangë këtë çështje për të shmangur tensionet. Skandali tjetër ishte se konferenca për shtyp nuk u transmetua LIVE në mediat shqiptare, por edhe as nga vetë Rama në Facebook. Ajo u dha pas gati 1orë e 30 minuta nga vetë Rama. 

"Këtu, tani kemi fituar zakonin e shkëmbimit të drejtpërdrejtë të mendimeve. Ne nuk mund të biem dakord për gjithçka, por do të bëjmë çmos për të avancuar procesin e bashkëpunimit dhe paqes. Me tensionet në veri të Kosovës shmangim shprehjen publike të opinioneve për të mos përkeqësuar situatën. Ne u takuam në kuadër të një vizite në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor që janë të lidhura dhe të lidhura me samitin që do të jetë pjesë e procesit të Berlinit dhe për të diskutuar tema me interes të përbashkët. Me tensionet që janë prezente në veri të Kosovës, ne shmangim shprehjen publike të opinioneve tona, që të mos përkeqësojmë situatën dhe ta kthejmë në drejtim të gabuar”, tha Rama.

Ndërkohë, në fund ka pasur një përplasje mbi draftin e Asociacionit të propozuar nga Rama, duke bërë që Vuçiç të heqë kufjet dhe të largohet pa pritur mbarimin e fjalës nga Rama.

Edi Rama u shpreh se këtë draft për statusin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të liderit serb. Vuçiç u shpreh se në Serbi njerëzit i zgjedhin vetë kumbarët e tyre, duke theksuar se sipas marrëveshjes së Brukselit është vetëm vendi i tij ai që mund të propozojë statutin e Asociacionit. Më pas u largua.

rama turi ballkanik vucic

Lini një Përgjigje