TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2023, 22:28

Tensionet për Asociacionin, publikohet momenti i përplasjes Rama-Vuçiç (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet për Asociacionin, publikohet momenti i përplasjes

Publikohen momentet e tensionit mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Rama ishte sot në Beograd dhe në fund të konferencës me presidentin serb pati një situatë disi të tensionuar, kur është folur për çështjen e draftit që kreu i qeverisë shqiptare i ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për Asociacionin.

Edi Rama u shpreh se këtë draft për statusin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të liderit serb.

Vuçiç u shpreh se në Serbi njerëzit i zgjedhin vetë kumbarët e tyre, duke theksuar se sipas marrëveshjes së Brukselit është vetëm vendi i tij ai që mund të propozojë statutin e Asociacionit. Më pas ai hoqi kufjet dhe u largua.

rama vucic

Lini një Përgjigje