TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2023, 21:59

Konferenca e përbashkët në Beograd, hipokrizia e Vuçiç: Mos na pyesni mua dhe Edin për Kosovën në sytë e njëri-tjetrit

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca e përbashkët në Beograd, hipokrizia e

Kryeministri Rama ka përfunduar turin e tij ballkanik në Beograd, pasi takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç foli edhe për Kosovën, i cili tha se nuk duhet të pyeten për këtë temë në sy të njëri-tjetrit.

“Mendoj se askush që është normal kërkon të shohë konflikt të çdo lloji. Duke folur për planin e shtensionimin, që foli Rama, i njoh përmendësh.

Nga 3 Serbia ka realizuar 2, sepse duhet të veprojë edhe Prishtina. Të tërhiqen kryetarët e komunave dhe më pas të vijojmë. Ne duam paqe. E dimë që si në Tiranë dhe në Prishtinë, mendojnë se Serbia është fajtore.

Por duhet te dini se si është situata, se si janë reagimet në veri. Nuk kam problem të takohem me Albin Kurtin, unë kam folur me të gjithë që nga Thaçi dhe kam kërkuar që të gjej zgjidhje. Më pyesni se kur do të shoh Albin Kurtin por unë nuk e di as ata që janë më afër tij se kur do ta shohin.

Unë nuk jam aq optimist se sa Edi. Sepse ky di të flasë më mirë se unë me Brukselin. Mos na pyesni mua dhe Edin për Kosovën dhe Metohinë në sytë e njërit-tjetrit", tha Vuçiç.

Kujtojmë se një moment tensioni është regjistruar në fund të konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Vuçiç, kur është folur për çështjen e draftit që kreu i qeverisë shqiptare i ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për Asociacionin.

rama vucic tur ballkanik

Lini një Përgjigje