
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka analizuar raportin e INSTAT për rritjen ekonomike të Shqipërisë me 3.38%. Ky raport është shumë më poshtë pritshmërive të FMN dhe qeverisë për rritjen ekonomike të vitit 2023.
Në një postim në Facebook, Tabuka ironizoi reklamën që i bën Rama Shqipërisë, i cili mburret me 10 milionë turistët që vizituan Shqipërinë. Çështja që ngre deputetja është ndikimi i këtyre turisteve në ekonominë e vendit, i cili sipas saj bazuar në shifrat e INSTAT, nuk favorizojnë shqiptarët. Ajo theksoi se sektori bujqësisë dhe ai industrisë janë në rënie, ndërsa i vetmi sektor në rritje është ai i ndërtimit.
“Shqipëria e 2023 ishte ajo e 10 milionë turistëve. A u reflektua ky numër turistësh në ekonomi? Në bizneset e shqiptarëve dhe xhepin e qytetarëve? Përgjigja sigurisht që është jo! Të dhënat e INSTAT të publikuara pak ditë më parë tregojnë që sektori i bujqësisë është me 3% rënie dhe është pothuajse i 3 vit radhazi. Sektori industrisë është me rënie dhe i vetmi sektor me rritje është ndërtimi pothuajse 10%”, tha Tabaku.
Tabaku u shpreh se të gjitha këto reflektojnë ekonominë e Kalbur të Qeverisë Rama, që sipas saj favorizon vetëm 5% të qytetarëve, ndërsa 95% e tyre robotohen dhe nuk marrin asnjë përfitim. Ajo që duhet të ndryshojmë thotë Tabaku është modeli që favorizon pakicën dhe dëmton shumicën.
“Kjo reflekton modelin e kalbur ekonomik pa asnjë vizion, pa asnjë drejtim. Këtë modelin ekonomik që sponsorizon ligje në parlament, që i jep favore 5% të qytetarëve, që e shpërndan pasurinë në 5% të qytetarëve dhe nga ana tjetër 95% e qytetarëve që paguajnë taksa, shtresa e mesme e mbitaksuar, 300 mijë fermerët që punojnë dhe robtohen gjithë vitin nuk arrijnë të marrin asnjë përfitim edhe në rastin kur Shqipëria ka një numër të lartë turistësh si 10 milionë. Këtë duhet të ndryshojmë! Këtë model që favorizon pakicën e që dëmton shumicën,” u shpreh deputetja.
Lini një Përgjigje