
Ministri i Brendshëm., Taulant Balla, ka thënë se brenda 24 orëve në kuadër të operacioneve “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli”, janë ndaluar 33 persona të përfshirë në veprimtari kriminale. Ai tha se falë ndërhyrjes në kohë, në disa raste është parandaluar përshkallëzimi i konflikteve.
“Është ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve në disa raste, fenomen i cili kërkon më shumë angazhim në të gjithë territorin”, shprehet Balla.
Balla u shpreh se falë bashkëpunimit me policinë italiane, arritën të kapnin një person i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata shqiptare.
“Gjithashtu falë bashkëpunimit të Departamentit të Policisë Kriminale me Policinë italiane u bë i mundur gjetja dhe ndalimi i një personi shumë të kërkuar, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare”, tha Balla.
Lini një Përgjigje