TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2024, 14:02

Rama mbledh kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve në Pallatin e Kongreseve

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve në Pallatin e
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur sot në orën 14:00 kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve në Pallatin e Kongreseve.

Mësoeht senë fokus të kësaj mbledhje do të jenë strategjitë për përgatitjen e fushatës për zgjedhjet 2025.

Ju rikujtojmë se të dielën e 8 Shtatorit, Rama bëri publikë emrat e drejtuesve politikë të PS në qarqe. Në Qarkun e Tiranës ra në sy shtimi i dy emrave të tjerë, Spiropalit dhe Manastiriliut.

Kreu i socialistëve u ka kërkuar angazhim maksimal anëtarëve dhe intensifikim të komunikimit me qytetarët.

Rama ka kërkuar që strukturat e partisë t’u ofrojnë mbështetje të rinjve që duan t’i bashkohen kësaj force.

Emrat e drejtuesve të qarkut janë:

Tiranë – Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu

Durrës – Emirjana Sako

Shkodër – Benet Beci

Lezhë – Ulsi Manja

Dibër – Blendi Gonxhe

Kukës – Pandeli Majko

Elbasan – Arbjan Mazniku

Fier – Belinda Balluku

Korçë – Niko Peleshi

Gjirokastër – Mirela Kumbaro

Berat – Ervin Demo

Vlorë – Bledi Çuçi

Për Diasporën – Taulant Balla

edi rama

Lini një Përgjigje