
I ndodhur në një situatë të vështirë që pas betimit të Trump, i cili njihet si armiku i Soros, Rama po përpiqet të bëjë atë që bën më së mirë, lojën me dy porta.
Nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kryeministri Edi Rama u shfaq sërish përkrah Aleks Soros, djali i miliarderit amerikan George Soros.
Fotot u ndanë në rrjetin social “X” nga Alex Soros në një prej tyre shfaqet krah kryeministrit Rama, i cili edhe këtë herë nuk ka hequr dorë nga stili i çuditshëm i veshjes.
Back in Davos, Switzerland for the @wef where it is Albania first, because things go in alphabetical order! @ediramaal pic.twitter.com/qgHqlxUhay
— Alex Soros (@AlexanderSoros) January 23, 2025
“Sërish në Davos, Zvicër për Forumin Ekonomik Boteror ku eshte Shqipëria e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”, shkruan Soros.
I ndodhur në një situatë të vështirë që pas betimit të Trump, i cili njihet si armiku i Soros, Rama po përpiqet të bëjë atë që bën më së mirë, lojën me dy porta.
Nga njëra anë, Rama nuk po heq dorë nga miqësia që ka me Sorosin, ndërkohë që nga ana tjetër po mundohet të fitojë një urë komunikimi ose influence me Trump, nëpërmjet dhëndrit të tij, Jared Kushner. Së fundmi qeveria i dha leje dhëndrit të Trump për të investuar në një kompleks shtëpiash pushimi në ishullin e Sazanit.
Ndryshe nga dikur kur postonte foto me George Sorosin në "Facebook" duke e quajtur "mik të çmuar", Rama tani duket më i rezervuar. Mbase kërkon që të mos bjerë në sytë e administratës së Trump, se është krah Sorosit, duke mos rrezikuar që të bëhet “shënjestër” e kabineti republikan i cili e ka nisur vrullshëm mandatin e dytë./Pamfleti
Lini një Përgjigje